Description
NËSE E MATNI SUKSESIN ME ANË
TË CILËSISË SË JETËS …
dhe jo thjesht përmes arritjeve materiale, atëherë mençuria e tejkohshme e këtij libri do t’ju prekë në zemër dhe shpirt. Tashmë prej më shumë se pesëdhjetë vjetësh, ky udhërrëfyes frymëzues klasik ka ndihmuar me qindra mijëra njerëz që të kapërcejnë pengesat e jetës dhe të arrijnë sukses të gjithanshëm.
About the author
Paramahansa Jogananda (1893–1952) konsiderohet gjerësisht si një prej figurave më të shquara shpirtërore të kohës sonë. I lindur në Indinë veriore, ai erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1920, ku për më shumë se tridhjetë vjet dha mësime mbi filozofinë e lashtë të Indisë, shkencën e meditimit të jogës dhe artin e të jetuarit shpirtëror të harmonizuar. Si i pari mjeshtër i madh i Jogës që jetoi dhe dha mësime në perëndim për një periudhë të gjatë kohe, ai udhëtoi gjerësisht dhe mbajti shumë leksione në të gjithë Amerikën e Veriut dhe më gjerë, duke folur në salla të qyteteve të mëdha të mbushura plot e përplot dhe duke nxjerrë në pah unitetin themelor që bashkon fetë e mëdha të botës. Ai ka frymëzuar miliona njerëz me rrëfimin e vet jetësor të shumëvlerësuar, Autobiografi e një Jogi, kumtesat pioniere mbi shkrimet e shenjta të lindjes dhe perëndimit dhe veprat e tjera të shumta të tij. Vepra shpirtërore dhe humanitare e Paramahansa Joganandës përçohet dhe vazhdohet sot më tej nga Self-Realization Fellowship, shoqëria ndërkombëtare që ai themeloi në vitin 1920 për të përhapur mësimet e tij në të gjithë botën.